Vetura përplaset me trenin, tre të lënduar në Drenas

  • 01 July 2019 - 11:31
Vetura përplaset me trenin, tre të lënduar në Drenas

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Drenas, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në fsdhatin Çikatovë të Drenasit, ku një veturë është përplasur me një tren.

Si pasojë e aksidentit, tre pasagjerët e veturës kanë pësuar lëndime trupore.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas tretmanit mjekësor, të lënduarit janë liruar.

(Kosova Sot Online)