Përleshje me thika në Gjilan, një person arrestohet, tjetri në arrati

  • 01 July 2019 - 11:32
Përleshje me thika në Gjilan, një person arrestohet, tjetri në arrati

Të dielën në Gjilan një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Policia ka arritur ta arrestojë njërin prej tyre, ndërsa tjetri ndodhet në arrati.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, ku të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me thikë. 

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Policia nuk ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin tjetër, pasi i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)