Dalin rezultatet e testit të maturës, një shkollë përsërit testin

  • 01 July 2019 - 11:38
Dalin rezultatet e testit të maturës, një shkollë përsërit testin

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka publikuar rezultatet e testit të maturës.

Kalueshmëria në total e testit ka qenë 64.64%, ndërsa klasa XII-a nga shkolla Don Boko në Gjilan do ta përsëritë pjesën e parë të testit.

Ministri Shyqiri Bytyqi tha se këtë vit procesi testues ka qenë më i mirë se në vitet e kaluara. 

“Mbarëvajtja dhe monitorimi i testit të maturës këtë vit ka qenë më e mirë se viteve të kaluara”.

Ndërkaq, pesë administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm dhe me kundërvajtje prej 300 euro dhe tre administrues janë dënuar me mosushtrim të përhershëm.

(Kosova Sot Online)