Vidhen para në një xhami të Gjilanit, hajnat në arrati

  • 01 July 2019 - 11:45
Vidhen para në një xhami të Gjilanit, hajnat në arrati

Të dielën në Gjilan një person ka raportuar se brenda një xhamie janë vjedhur para

Rasti ka ndodhur në fshatin Malishevë e Epërme të Gjilanit, ku personi përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë ka bërë të ditur se paratë e vjedhura kanë shërbyer për mirëmbajtjen e xhamisë. 

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar përgjegjës për mirëmbajtjen e xhamisë ka raportuar se person/ persona të panjohur me përdorim force kanë hapë kasafortën e cila ndodhet brenda në korridorin e xhamisë dhe kanë vjedhur paratë të cilat kanë shërbyer për mirëmbajtjen e xhamisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)