Reagon Monika Kryemadhi pas zgjedhjeve: Tani fillon beteja!

  • 01 July 2019 - 12:17
Reagon Monika Kryemadhi pas zgjedhjeve: Tani fillon beteja!

Kryetarja e LSI, Monika Keyemadhi në një deklaratë për media  sot ka deklaruar se mbi 85% e shqiptarëve refuzuan të votojnë, dhe se kështu kanë refuzuar regjimin monist që Edi Rama kërkon të instalojë.

Ajo u shpreh se tashmë fillon beteja përballë zhdukjes së grupeve kriminale dhe krimit të organizuar.Kryemadhi deklaroi se për LSI ky rezultat është një pikënisje, ndërsa shtoi se në këtë betejë aleatë janë janë shqiptarët dhe se duhet çuar deri në fund.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

KQZ ka shkelur mbi 30 kodin zgjedhor për votime të paligjshme, që kryhen me urdhër të tyre, votohet me urdhër të tyre, numërohet me urdhër të tyre. Dita e djeshme ishte dhunim i hapur i Kushtetës, por dhe një tentativë e dështuar e krijimit të një shteti monist. 

Refuzimi total nga shqiptarët është një sinjal madhor, por dhe një përgjegjëse madhe për opozitën. Sot sfidat tona janë shumë më të mëdha. Shqiptarët folën qartë dje me mospjesëmarrjen masive dhe fjala e tyre është përgjegjësi e madhe për ne.

Opozita e bashkuar duhet të marrë përsipër zgjidhjen e krizës. Sot shqiptarët presin nga opozita një Shqipëri që iu ofron atyre një shtet të së drejtës, që iu garanton të ardhmen, lirin e votës, t’iu japin fund maktheve. Për ne nuk mjafton që shqiptarët refuzuan Ramën, por duhet të punojmë fort për të fituar besimin e tyre.

Në këtë vend ka pasur zhvillim, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, por asnjëra nuk lidhet me pushtetin e Ramës. Ne ngritur në majat e ekzekutivit një njeri të papërgjegjshëm dhe të lidhur me krimin.

Shqipëria po e ndjen këtë në mënyrë dramatike. Me Ramën në krye po shkojmë drejt izolimit total dhe të pakthyeshëm. Duhet të punojmë fort për qytetarët, 85% e të cilëve refuzuan Ramën dje.

(Kosova Sot Online)