Presidenti Meta reagon për zgjedhjet: Gati të shpik dekoratën e re “Hero i votave socialiste”

  • 01 July 2019 - 13:09
Presidenti Meta reagon për zgjedhjet: Gati të shpik dekoratën e re “Hero i votave socialiste”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë në lidhje me votimin e mbajtur ditën e djeshme ku nuk kanë munguar tonet e ironisë dhe kritikës së ashpër.

Përmes një statusi dhe një videoje të postuar në rrjetin social, Meta ironizon se tanimë i duhet të shpikë një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”, një kritikë e hapur pasi kujtojmë se deri më tani në të paktën 10 bashki të fituara nga PS, rezulton se numri i votuesve është më i ulët se numri i votave që kanë dalë nga kutitë e votimit.

Ja çfarë shkruan Meta:

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.

Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha.

Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.

Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.

 

Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama. Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre. Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video

Posted by Ilir Meta on Monday, July 1, 2019

(Kosova Sot Online)