Dështimi i madh, kërkohet dorëheqja urgjente e Shpend Ahmetit

  • 01 July 2019 - 13:38
Dështimi i madh, kërkohet dorëheqja urgjente e Shpend Ahmetit

“Pas këtij dështimi të radhës, shtrohet pyetja: edhe sa dështime në fakt duhet të ndodhin që Shpend Jahti, përfundimisht të largohet nga kreu i Komunës, i cili për interesat e tij personale, po e degradon tërë Komunën e Prishtinës”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Organizata INPO në raportin e fundit të monitorimit dhe vlerësimit të performancës së qeverisjes me komunën e Prishtinës, ka reaguar ashpër ndaj dështimeve dhe papërgjegjshmërisë së Kryetarit të Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmetit në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës. Kritikat kanë të bëjnë me dështimin e hartimit dhe miratimit të Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2020-2022, pasi këto dështime të përvitshme të kryetarit shpërfaqin mungesën e kompetencës profesionale të zyrtarëve komunal të zgjedhur dhe të emëruar, për të planifikuar politikat fiskale dhe financiare të komunës dhe për të përcaktuar objektivat zhvillimore

E analisti politik, Gani Qarri ka thënë për “Kosova Sot Online” se nëse e shikojmë edhe në të kaluarën komuna e Prishtinës po e përsëritë traditën e dështimeve.

Image
Gani Qarri

“Prandaj si rëndom edhe këtë vit,ka dështuar të hartojë dhe të miratojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2020-2022, gjë që do të reflektohet shumë në të ardhmen për dështime në projektet e mëdha zhvillimore, sidomos për investimet e planifikuara kapitale të cilat po i mungojnë Prishtinës tash e 6 vjet nga fillimi i qeverisjes së Shpend Ahmetit”.

“Me shumë të drejtë edhe organizata INPO,reagon mjaft ashpër për shkak të dështimeve dhe papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të Kryetarit të Prishtinës në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare në kryeqytetin e vendit,pasi që deri më sot komuna nuk ka edhe asnjë draft të këtij dokumenti. Dështimet e tilla të përvitshme të kryetarit Shpend Ahmeti shpërfaqin edhe një herë më tepër mungesën e kompetencës profesionale të zyrtarëve komunal të zgjedhur dhe të emëruar, për të planifikuar politikat fiskale dhe financiare të komunës dhe për të përcaktuar objektivat zhvillimore për tri (3) vitet e ardhshme, ashtu sikur përcaktohet më Ligjin për Financat Publike dhe Përgjegjësitë dhe Qarkoren Buxhetore 2020/01 të Ministrisë së Financave”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Qarri mendon se ky dështim është vetëm edhe një argument plus që e arsyeton kërkesën e qytetarëve që Shpend Ahmeti të largohet nga kjo pozitë, pasi që nuk është duke punuar për interesin e tyre, sikur që ju ka premtuar, por prodhon dështime.

“Pas këtij dështimi të radhës, shtrohet pyetja: edhe sa dështime në fakt duhet të ndodhin që Shpend Jahti, përfundimisht të largohet nga kreu i Komunës, i cili për interesat e tij personale, po e degradon tërë Komunën e Prishtinës”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Qarrit, ky raport kritik e ka bazën tek dështimet e tij për shkak te vendosjes së masave të dhunshme në komunë, largimin e profesionistëve dhe instalimin e servilëve të vetë politik.

“Kjo është edhe një goditje për Shpend Ahmetin dhe një dëshmi se si z. Ahmeti nuk i ka zgjedh profesionistët në pozitat kyqe të qeverisjes komunale por e ka mbushur komunën me militantë të pa ditur të PSD-së pa asnjë kriter dhe përgatitje profesionale”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.(Kosova Sot Online).