Ministri Shala reklamon qumështin e Blerim Devollit

  • 01 July 2019 - 19:10
Ministri Shala reklamon qumështin e Blerim Devollit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, përmes një postimi në FB ka njoftuar se tashmë janë hapur pikat shitëse në Veri, ku qytetarët mund të furnizohet me produktet esenciale. Në disa fotografi që ministri ka publikuar shihen kamionët me qumësht të kompanisë së Blerim Devollit,të cilat ministri Shala i reklamon se po i dërgon për Veri.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që bashkë me biznese private të hapë pika të shitjes me pakicë në Veri, ku janë mbyllur të gjitha dyqanet me arsyetimin se kanë mbetur pa produkte serbe për shkak të taksës.

Shkrim i ministrit:

Sapo i nisëm kontigjentet me ushqim në veri të vendit.

Zhvillimi i biznesit, ofrimi i produkteve ushqimore per secilin qytetar të vendit është nevojë eseciale dhe si e tillë është obligim qytetar i yni si përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Bizneset kosovare qëndrojnë pranë qytetarëve tanë në veri të vendit, duke iu ofruar produkte eseciale ushqimore në mënyrë që të mos iu mungon asgjë.

Ne do te vazhdojme te shtrijmë sovranitetin e vendit në çdo pjesë të 10887 km katrorë.

Asnjë qytetari të Republikës së Kosovës nuk do të i mungoj asnjë produkt, tregu ynë është i hapur dhe ofron të gjitha produktet e nevojshme për një jetë të dinjitetshme.


(Kosova Sot Online)