Agim Veliu rizgjidhet kryetar i LDK’së në Podujevë

  • 01 July 2019 - 19:27
Agim Veliu rizgjidhet kryetar i LDK’së në Podujevë

Agim Veliu është rizgjedhur kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur, zyrtari për komunikim publik në Komunën e Podujevës, Bujar Gimolli përmes një postimi në Facebook.

Zgjedhjet e brendshme në degën e LDK-së, në Podujevë kanë përfunduar të qeta dhe pa ndonjë incident.

Veliu në këto zgjedhje nuk kishte asnjë kundër-kandidat. 

(Kosova Sot Online)