Kritikat e ashpra nga ambasadori amerikan, kërkohet me urgjencë VETTING-u në Kosovë

  • 01 July 2019 - 19:30
Kritikat e ashpra nga ambasadori amerikan, kërkohet me urgjencë VETTING-u në Kosovë

“Ambasadori amerikan nëse dëshiron tani ta ndihmoj drejtësinë duhet të ndikoj personalisht që Kosova të ketë një ligj VETING-u pasi është pikërisht z. Kosnett ai që ka mundësinë dhe fuqinë diplomatike të kërkoj nga politika miratimin e Veting-ut për pastrimin e organeve të ligjit nga dora e mafies politike”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett vazhdimisht po angazhohet për një shet funksional të së drejtës në Kosovë, duke kritikuar drejtësinë e dështuar kosovare, ku së fundi ambasadori amerikan ka shkruar me tone kritike se si disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë.

“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX-it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet”, ka shkruar Kosnett.

Image
Naim Miftari

E eksperti i fushës së sigurisë, Naim Miftari tha për “Kosova Sot Online” se kritika e sërishme e ambasadorit amerikan, Philipp Kosnett nuk është e rastësishme, pasi që nga ardhja e tij qasja amerikane ndaj dukurive negative, sidomos në dështimin e gjykatave dhe tërë sistemit të drejtësisë është e fokusuar me interes ë veçantë.

“Sepse janë institucione që duhet të merren me luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit në nivelet e larta politike por pikërisht këtu po dështon. Prandaj edhe kritikat tani ndaj Gjykatës Speciale- Gjykatës Supreme të Kosovës për faktin se qe 1 vit vetëm paguhen kot dhe nuk morën guxim ta marrin as një vendim të vetëm tregon çart se Gjykatat e Kosovës qysh moti I ka marr përpara lumi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar. Ndoshta ambasadorin amerikan e befason kjo por neve qytetarëve të Kosovës jo paso që ne e dimë kaherë se si gjykatat,policia,prokurorja dhe inteligjenca, e në përgjithësi I tërë shteti, janë të tej mbushura me lodra e servilë të politikanëve të korruptuar të Kosovës”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, për të pasur shtet të mirëfilltë të së drejtës dhe të pastruar tërësisht nga interesa e grupeve kriminale në drejtësi, duhet të iniciohet me urgjencë ligji VETTING-ut dhe këtë duhet ta bëjë tani ky ambasador i cili po tregohet më i ashpër dhe më këmbëngulës në kërkesat e tij për të ndërtuar Kosova shtet të vërtetë të së drejtës.

“Ambasadori amerikan nëse dëshiron tani ta ndihmoj drejtësinë duhet të ndikoj personalisht që Kosova të ketë një ligj VETING-u pasi është pikërisht z. Kosnett ai që ka mundësinë dhe fuqinë diplomatike të kërkoj nga politika miratimin e Veting-ut për pastrimin e organeve të ligjit nga dora e mafies politike, e ku unë mendoj se bosët e kësaj mafie janë presidenti Thaçi dhe zoti Veseli e deri diku edhe z Mustafa, sepse që të gjithë këta i kanë mbush këto institucione me njerëz që nuk janë tjetër veç se lodra të tyre”, deklaroi Miftari për “Kosova Sot Online” .

Sipas Miftarit, nevoja për të na ndihmuar Amerika në ndërtimin e një drejtësie të plotë dhe të pavarur është shumë e madhe sot.

“Sikurse që na janë dashur bombat amerikane, gjermane dhe të të gjitha shteteve të NATO-s për lirinë e Kosovës, hiq më pak I rëndësishëm tani nuk është edhe një VETING i monitoruar rreptësisht nga FBI amerikane e ndihmuar nga Gjermania dhe Britania e madhe pasi sundimi i ligjit nga paslufta 99% është nën kontroll të vetë krimit të organizuar vendor dhe ndërkombëtar”, përfundoi Miftari për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)