“Shpërthen” analisti: Tregon hajnat dhe bandat politike në Kosovë

  • 02 July 2019 - 08:15
“Shpërthen” analisti: Tregon hajnat dhe bandat politike në Kosovë

“Këta faqezinj pra bëjnë plane të kanaleve të nëntokës vetëm se si ta kapin pushtetin dhe të trashin xhepat. Në këtë lojë të pistë si gjithmonë ka hise edhe dallaverxhiu që e ka në gjak hajnin dhe lakminë për pushtet edhe Shpend Ahmeti që njihet si Shpend hajni edhe Shpend jahti, duke mos i përjashtuar edhe ata bandat e vogla hajnash me letra si ajo e NISMA-s ligjërisht hajna, dhe ajo e pro rusit Behgjet zezës. Pra, këto banda të vogla duke parë rrezikun se do të humbin, mundohen t´i ulën në prehër dikujt”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj, duke parë afrimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, e që sipas të gjitha gjasave do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, thotë se edhe partitë politike parlamentare ka kohë që kanë filluar pazaret e tyre për ruajtjen e mbijetesës në politikë dhe institucione. 

Image
Reshat Badallaj

“Gjithmonë në Kosovë janë bërë pazare të pista nga bandat politike vetëm për interesin e tyre dhe assesi për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Këto banda politike pazaret e tyre i bëjnë për dy arsye:e para, i ka dalë boja kësaj qeverie hajdute dhe janë bërë horë jo vetëm në Kosovë, por edhe më larg, dhe e dyta, këta banditë të këtyre bandave politike qëllimisht e shtynë dhe mundohen të përfitojnë në kohë për t´iu njohur mandati dhe të kenë të sigurt të ardhura që i vjedhin nga djersa e taksapaguesve”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, të gjitha dallaveret bëhen për të ruajtur interesat e tyre kriminale të pasurimit.

“Këta faqezinj pra bëjnë plane të kanaleve të nëntokës vetëm se si ta kapin pushtetin dhe të trashin xhepat. Në këtë lojë të pistë si gjithmonë ka hise edhe dallaverxhiu që e ka në gjak hajnin dhe lakminë për pushtet edhe Shpend Ahmeti që njihet si Shpend hajni edhe Shpend jahti, duke mos i përjashtuar edhe ata bandat e vogla hajnash me letra si ajo e NISMA-S ligjërisht hajna dhe ajo e pro rusit Behgjet zezës. Pra, këto banda të vogla duke parë rrezikun se do të humbin si "shurra e pulës", mundohen t´i ulën në prehër dikujt. Këto banda të vogla hajnash janë dëshmuar për dallavere,hajni,rrena, mashtrime boshe dhe doli në fund hilja e këtyre banditëve të bandave që punësuan vetëm anëtarët e bandave të tyre, anëtarët e familjeve të tyre me dhëndurë, vëllezër, boxhenak e boxhenakesha dhe pa fije turpi ky soj hajnash edhe marrin guximin dhe të dalin para popullit. Bisht qeni kanë për të mbetur”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Badallajt, planet djallëzore të këtyre bandave të kanaleve të nëntokës pritet një ndëshkim meritor nga qytetari.

“Populli, tashmë ka vendosur që t´i dërgojnë në theqafje këta hajna që kanë luftuar dhe punuar vetëm për hajni dhe për pasuri të vjedhur. Këta hajna të këtyre bandave meritojnë vetëm t´i shpien në theqafje që më kurrë të mos i dëgjohet as zëri. Pra, kam bindje të plot se kësaj radhe populli është vetëdijesuar se më nuk ju beson aspak këtyre pazarexhijve të këtyre banditëve dhe bandave politike që janë dëshmuar se janë hajna, dalleverxhi dhe matrapazët më të mëdhenj në tërë Ballkanin dhe jo vetëm në Kosovë”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)