Akuza të rënda për Qeverinë, ky është paralajmërimi i rëndë për Kosovën

  • 02 July 2019 - 08:19
Akuza të rënda për Qeverinë, ky është paralajmërimi i rëndë për Kosovën

“Investimet jo strategjike të bëra vetëm në asfalt kanë pasur për qëllim hajninë për tu pasuruar lider të caktuar nga skena politike dhe nuk kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen standardit dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të vendit”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri duke u bazuar në të dhënat e fundit që janë publikuar nga ASK-ja, e sipas të cilave 23% e kosovarëve jetojnë në varfëri ekstreme, thotë se ato duhet t’i shërbejnë qeverisë së Kosovës për alarm serioz, në mënyrë që të ndërmarrë masa urgjente në rishikimin e politikave ekonomike zhvillimore, ngase rënia e numrit të të punësuarve, por edhe rritja e varfërisë në vend është një është tregues që vendi po lëvizë drejtë kolapsit ekonomik nga qeverisja e keqe. 

Image
Nexhat Haziri

“Shkalla e lartë e varfërisë në Kosovë është rezultat i një keqqeverisje për gjithë këto vite sidomos pas shpalljes së pavarësisë nga të gjitha qeveritë. Qeveritë vazhdimisht janë krenuar se si po ndërtojnë rrugë të reja të asfaltuar, por asnjëherë nuk i kanë matur efektet e atij asfalti në zhvillimin e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por ju ka interesuar vetëm shpallja e tenderit për ta vjedhur përqindjen që e kanë planifikuar”.

“Investimet jo strategjike të bëra vetëm në asfalt kanë pasur për qëllim hajninë për tu pasuruar lider të caktuar nga skena politike dhe nuk kanë ndihmuar në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen standardit dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të vendit”, theksoi analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

Edhe Haziri dyshon që shifrat e ASK-së për varfrin e popullatës mund të jenë akoma më të mëdha, ngase ASK-ja mund të jetë censuruar në publikimin e tyre real nga ana e qeverisë, pasi vepron nën ombrellën qeveritare dhe duhet të ju bindet urdhrave të politikës.

“Nëse marrim shifrat e papunësisë në Kosovë dhe kërkesat për ndihmë sociale, shifra prej 23% e shkallës së varfërisë në Kosovë të dhënë nga ASK-ja, është shumë e diskutuar, pasi marrë për bazë parametrat e që i cekëm më lartë kjo përqindje shkon mbi 30%”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Hazirit, qeveria aktuale e kryeministrit Haradinaj me skandale të shumta, pa vizion dhe pa program të qartë, vetëm sa do ta thellojë krizën socio- ekonomike në vend duke bërë që e vetmja shpresë e qytetarëve për ta thyer varfërinë të mbetët imigrimi.

“Dhe kjo për fat të keq do mbetët zgjedhja e vetme e qytetarëve tanë deri sa politikanët e korruptuar,që zhvatën për vite të tëra buxhetin e shtetit të mos dalin para drejtësisë për të dhënë llogari për shpresën e mbytur në këtë vend”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).