Kritikat e ashpra të ambasadori amerikan, hasin në vesh të shurdhër

  • 02 korrik 2019 - 08:21
Kritikat e ashpra të ambasadori amerikan, hasin në vesh të shurdhër

“Ambasadori amerikan po ua hap sytë por kot. Po ju tregon se gjyqtarët e Speciales po marrin paga joligjore, s’kanë rezultate por kanë lek. Kosova është në krizë të thellë humane, morale dhe ligjore. Punë nuk ka por ka paga të majme dhe heshtje karshi ligjit”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsion në sy mandate, Hasan Preteni, njëherit edhe njohës me përvojë në fushën e sundimit të ligjit, e ka vlerësuar si shumë domethënëse porosinë e ambasadorit amerikan z. Philipp Kosnett, i cili e ka shfrytëzuar edhe ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë, për të diplomuarit e gjeneratës së re për të ju kujtuar atyre se si akoma në Kosovë, korrupsioni dhe krimi i organizuar është problemi kryesor në institucione, duke i porositur që të jenë në krye të detyrës për luftimin e kësaj dukurie.

Image
Hasan Preteni

Preteni tha për “Kosova Sot Online” se ky angazhim i ri i Kosnettit në këtë fushë, tregon se SHBA-ja e ka seriozisht mbështetjen e sundimit të ligjit, por këtë obligim nuk po e kryejnë institucionet dhe krerët e shtetit të Kosovës.

“Po del se ambasadori amerikan po reflekton më fuqishëm se të gjithë zyrtaret e institucioneve të vendit. Kryeministri me oligarkët e vetë po marrin paga të majme si pasojë e një vendimi antiligjor, kanë përfituar jashtëligjshëm edhe prokurorët dhe gjyqtarët. Ky përfitim jo ligjor po shërben si shantazh i politikes karshi gjyqësorit. I kanë kapur fuqishëm dhe anti ligjërisht”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo, Preteni thotë se pavarësisht këtyre vërejtjeve, zyrtarët e shtetit të Kosovës dhe drejtësia nuk po reflektojnë për ndryshime pozitive.

“Ambasadori amerikan po ua hap sytë por kot. Po ju tregon se gjyqtarët e Speciales po marrin paga joligjore, s’kanë rezultate por kanë lek. Kosova është në krizë të thellë humane, morale dhe ligjore. Punë nuk ka por ka paga të majme dhe heshtje karshi ligjit”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”. 

Kjo është arsye, që sipas Pretenit pse edhe raportet ndërkombëtare po na vlerësojnë negativisht në këtë fushë.

“Raportet ndërkombëtare po na vlerësojnë keq, s’ka përgjegjësi. Miqtë tanë, Amerikanët po na tregojnë drejtë dhe me argumente dhe prapë nuk ka përgjegjësi. Kjo qeverisje dy vjeçare Kosovës i ka shkaktuar dëme jo më të vogla se një buxhet vjetor shtetërorë. Me një auditim të mirëfilltë këto hajni do të argumentoheshin shpejtë”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

“Për të bërë reforma të thella në këtë sistem nevojitet që të fillohet me ndryshimin rrënjësor të strukturës politike që kemi të lidhur me krimin e korrupsionin, kurse në Kosovë të kthehet nga Amerika dhe të merr përgjegjësi në drejtimin e Prokurorisë së Kosovës prokurori i larguar nga kërcënimet politike Elez Blakaj i cili së bashku me ndërkombëtarët, do ta udhëhiqte procesin e Veting-ut, duke e filluar pastrimin e drejtësisë por edhe të politikës nga e para”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)