Mustafa paditë Vulinin sepse i fyen shqiptarë duke i quajtur “shiptari”

  • 02 July 2019 - 09:14
Mustafa paditë Vulinin sepse i fyen shqiptarë duke i quajtur “shiptari”

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve Ragmi Mustafa ka deklaruar se beson që gjykata do të jetë e paanshme në lidhje me padinë e tij të cilën në emër të Këshillit Kombëtar e ka ushtruar kundër ministrit të mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vullin për shkak të gjuhës së urrejtjes.

Mustafa paditë Vullinin sepse i fyen shqiptarë duke i quajtur “shiptari” 

Mustafa ka deklaruar për agjencinë serbe Beta se padinë kundër Vullinit e ka paraqitur më 25 qershor pranë Gjykatës së Lartë në Beograd për shkak se Vullin disa herë publikisht i ka quajtur shqiptarët “shiptari” edhe atë me një ton fyes dhe nënçmues.

Ai ka thënë se, kur ka paralajmëruar se Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve mendon për nisjen e padisë kundër Vullinit për shkak të gjuhës së urrejtjes, Vullin, gjithashtu nëpërmes të medieve është përgjigjur se “ky është kompliment për të si ministër, dhe se nuk di si ata duan të quhen: arbanasë, arnautë apo shiptari”.

“Respektimi i pakicave është obligim ligjor dhe kushtetues i qeverisë, ndërsa respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht për një shoqëri demokratike. Në një qeveri demokratike dhe shtet demokratik, çdo ministër i cili pandërprerë i fyen pakicat në publik, së paku duhet të shkarkohet. Shqiptarët nuk janë fajtor që qeveria e Serbisë nuk ka kapacitete demokratike”, ka thënë Mustafa.

Sipas fjalëve të tij, këto janë arsye për të cilat Serbia me të drejtë nuk është pranuar në Bashkimin Evropian dhe përse shqiptarët nuk e ndiejnë Serbinë si shtetin e tyre”

(Kosova Sot Online )