Hyn në fuqi marrëveshja e roamingut

  • 02 July 2019 - 10:16
Hyn në fuqi marrëveshja e roamingut

Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar në Beograd, në Prill të këtij viti, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik Valrdin Lluka.

Sipas tij nga sot, mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë.

Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht por, brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021). 

"Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB", tha ministri i Zhvillimit Ekonomik. Ai tha se tarifat e aplikuara janë të bashkangjitura. Komunikim të këndshëm kudo që udhëtoni!