Ilir Meta kërkon zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe presidenciale

  • 02 July 2019 - 11:46
Ilir Meta kërkon zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe presidenciale

Presidenti Ilir Meta ka propozuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Në konferencë, Meta u shpreh: “Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Dhe unë do kandidoj për president me këto kompetenca. Edi Rama dhe kuvendi socialist që nuk më dëshirojnë të vënë kandidat këtë të dëshirojnë. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë të tmerrshme të përfaqësimit.” 

Meta theksoi se nuk i ka kërkuar kryeministrit Rama që të lërë karrigen, por është përpjekur të zgjidhë krizën pasi nuk ka hapje negociatash pas pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Ai deklaroi se propozimi për zgjedhje të parakohshme është zgjidhja e tij, nëse Rama ka një propozim tjetër për zgjidhjen e krizës, është i mirëpritur ta bëjë publik.

“Nuk më intereson se kush fiton, Basha apo Rama, por nuk dua që të humbasë më Shqipëria për lojëra politikanësh dhe ambasadash”, tha ai.

(Kosova Sot Online)