Nëna nga Vitia rreh fëmijët, arrestohet

  • 02 July 2019 - 12:01
Nëna nga Vitia rreh fëmijët, arrestohet

Policia në Viti ka arrestuar një grua e cila dyshohet të ketë rrahur fëmijët e saj

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Viti, ku e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të saj. 

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)