Vetura godet këmbësorin në Viti, e bën për spital

  • 02 July 2019 - 12:05
Vetura godet këmbësorin në Viti, e bën për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Viti, si pasojë e kësaj një person ka pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në Viti, ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij e ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. 

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)