Hyn fshehurazi në banesën e një gruaje, arrestohet prishtinasi

  • 02 July 2019 - 12:30
Hyn fshehurazi në banesën e një gruaje, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i cili ka hyrë në banesën e një gruajedhe e ka kanosur atë

Sipas policisë, ai nga autoritetet kompetente ishte dëbuar nga banesa e viktimës por ai pas një kohe pasi ishte dëbuar nga banesa ishte kthyer prapë në atë vend dhe ka kanosë viktimën. 

I dyshuari ka shkuar te banesa e saj derisa nuk ishte ajo prezent ne banesë, duke thyer derën e cilindrit dhe ishte futur brenda në banesë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)