Motoçikleta godet gruan në qendër të Prishtinës

  • 02 July 2019 - 12:35
Motoçikleta godet gruan në qendër të Prishtinës

Një grua ka mbetur e lënduar në qendër të Prishtinës pasi është goditur nga një motoçikletë

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në rrugën “Tringë Smajli” ku një grua ka mbetur e lënduar pas aksidentit me motoçikletë.

Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e automjetit. Lidhur me rastin është kërkuar ndihma mjekësore për t’i ofruar gruas.

Image

(Kosova Sot Online)