Analisti nga SHBA zbulon pazaret për rrëzimin e Haradinajt: NISMA, AKR, PSD dhe...

  • 02 July 2019 - 12:43
Analisti nga SHBA zbulon pazaret për rrëzimin e Haradinajt: NISMA, AKR, PSD dhe...

“Janë këta njerëz që trashëgojnë rrenat, mashtrimin dhe tradhtinë për votuesit e tyre, duke premtuar lëvizje pa të lirë pa viza, integrim të Kosovës në instanca ndërkombëtare, zhvillim ekonomik, pastaj hapje të vendeve të reja të punës, e në fakt sollën mjerimin”, tha Bojaj për Kosova Sot Online”.

Analisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Ramiz Bojaj duke parë zhvillimet e fundit në politikën e Kosovës, vlerëson se shumë shpejtë këtij mandati qeverisës dhe Kuvendit të Kosovës do i vjen fundi, pasi partitë politike që tani kanë filluar pazaret e tyre parazgjedhore që të përgatiten për zgjedhjet e vjeshtës së këtij viti.

Sido qoftë, sipas Bojajt, kjo kastë politike po e mbyll këtë gjysmë mandat me turpin më të madh me të cilin mund të identifikohet një politikë mashtruese. 

Image
Ramiz Bojaj

“Kjo Qeveri dhe ky legjislativ janë ndër më të dobëtit në historinë e shtetit të Kosovës. Duke marrë parasysh ecurinë e këtij legjislativi, mënyrat e votimit sipas diktatit të “bosëve” të krimit, ka bërë që të kemi një qeveri, presidencë, krye parlamentar që funksionojnë për klanet e tyre partiake e politike, por assesi udhëheqje kredibile. Kësaj valleje mund t'i shtojmë edhe grupacione të ndryshme me deputetë nga opozita, të cilët votuan me diktat dhe në mënyrë korruptive kundër interesave shtetërore e nacionale të Republikës së Kosovës”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Ai ka përmendur këtu rastin e Çakorrit, dhe tendencën e zhbërjes së Gjykatës Speciale.

“Janë këta njerëz që trashëgojnë rrenat, mashtrimin dhe tradhtinë për votuesit e tyre, duke premtuar lëvizje pa të lirë pa viza, integrim të Kosovës në instanca ndërkombëtare, zhvillim ekonomik, pastaj hapje të vendeve të reja të punës, e në fakt sollën mjerimin për kombin shqiptar, thelluan skamjen e varfërinë, shtuan vjedhjet, krimin e organizuar e nepotizmin”, tha analisti Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Këta udhëheqës, sipas Bojajt, vranë shpresat për një të ardhme më të mirë, shtuan ikjen e rinisë dhe qytetarëve nga atdheu, pastaj bllokuan procesin e njohjeve dhe konsolidimin ndërkombëtar të shtetit, zvogëluan integritetin territorial të shtetit, e krejt në fund hapën edhe pazare për lëvizje kufijsh e shkatërrim definitiv të Republikës së Kosovës.

“Pas gjithë kësaj, në prapaskenën politike kosovare, bëhen pazare në mënyrë qe kjo qeveri të rrëzohet në shtator, zgjedhjet të mbahen në tetor, duke llogaritur qe partitë e vogla si NISMA, AKR, PSD... të futën nën prehrin e SHIK-ut, duke u renditur në listat e përbashkëta, në mënyrë që t'iu hedhin hi syve me projektet false, kinse për dekadën e re. Nuk ka dekadë të re me hajna të vjetër”, tha analisti, Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, këto figura politike janë bërë ndër më të urryerat në skenën publike.

“Sepse këta e kanë vrarë dinjitetin kombëtar e shtetëror, të cilët, tashmë hapur duket se përfaqësojnë mjerimin shqiptar, krimin e organizuar ekonomik e politik, nepotizmin, militantizmin partiak e klanor, kanë shtuar skamjen e mjerimin, prandaj duhet të ndëshkohen. Në këtë kontekst, populli duhet të kërkojë figura të reja e kredibile për të udhëhequr me shtetin. Përndryshe me hajna të vjetër nuk mund të presim ndryshime pozitive, por do të kemi vetëm mashtrime të reja për qëllime të vjetra”, përfundoi Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)