Gjykata Ekonomike, profesori i së drejtësisë hedhë akuza të rënda

  • 02 July 2019 - 16:31
 Gjykata Ekonomike, profesori i së drejtësisë hedhë akuza të rënda

“Për mendimin tim dyshimi është i bazuar në atë se pushtetarët, pra shumë pushtetar që janë të infiltruar vetë në krime ekonomike, nuk duan që ato të marrin trajtimin e tyre meritor dhe nga një Gjykatë e specializuar e kësaj fushe”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Image
Riza Smaka

Profesori i së drejtës, Riza Smaka ka adresuar kritika serioze kundër institucioneve të drejtësisë kosovare, por edhe kundër ekzekutivit që e kanë lënë qëllimshëm sektorin e fushës së ekonomisë pa një gjykatë të specializuar dhe të profilizuar për trajtimin specifik të lëndëve të karakterit ekonomik, qofshin ato çështje kontestimore apo penalo juridike, por që kryesisht kanë të bëjnë me fushën ekonomike.

“Më pastaj këta njerëzit e politikës sonë këtë çështje e e deformuan dhe këtë Gjykatë e bënë karamboll, e shndërruan në departament gjë që nuk është në rregull dhe nuk është në funksion të çështjes. Kosova ka nevojë imediate për një gjykatë të specializuar të çështjeve ekonomike, sepse lëndët ekonomike janë të një rëndësie të veçantë dhe kemi po ashtu nunër të madh të këtyre lëndëve. Për mendimin tim dyshimi është i bazuar në atë se pushtetarët, pra shumë pushtetar që janë të infiltruar vetë në krime ekonomike, nuk duan që ato të marrin trajtimin e tyre meritor dhe nga një Gjykatë e specializuar e kësaj fushe. Janë pikërisht këta që veprat penale të natyrës ekonomike apo kontestet e natyrave të tjera dëshirojnë të mos zgjidhen por të zvarriten deri në parashkrime, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, përgjegjës për këtë bllokim janë edhe Qeveria edhe Kuvendi, sepse që të dy palët kanë të bëjnë me temën e legjislacionit të kësaj natyre, qeveria me bërjen e ligjit dhe Kuvendi me miratimin dhe kontrollin e zbatimit, sikurse kontrollin dhe funksionimin e krejt sistemit të drejtësisë.

“Kuvendi do të mundë të insistonte që edhe pa qeverinë të hartoj nismë ligjore të kësaj natyre, të formon edhe komision parlamentar për të mbikëqyrur enkas fushën e gjyqësorit që ka të bëjë me ekonominë, për të parë se cilat janë kapacitetet, sa lëndë janë të pa kryera, sepse nuk mundët luftohet krimi dhe korrupsioni, që zakonisht lidhet me ekonominë, pa i zgjidhur të gjitha lëndët që kanë për bazë problemet e natyrës ekonomike”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Smakës, është e domosdoshme që për këtë temë të ketë një angazhim serioz për më shumë presion ndaj politikës.

“Jo vetëm që duhet të kërkohet themelimi sa më i shpejtë i gjykatës ekonomike, por duhet të kërkohet përgjegjësi nga instancat përkatëse se pse nuk është formuar deri më tash, ku është pengesa kyçe që nuk ka lejuar formimin e kësaj gjykata dhe të analizohen pasojat që janë shkaktuar, përderisa vetë ekzekutivi është i ngarkuat me disa ministri të pa nevojshme, që kemi ministrie dhe për eksport se nuk na duhen gjë”, përfundoi profesori, Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)