Vjen akuza e rëndë për deputetët kosovarë: Kështu u mashtruan nga Devollët

  • 02 July 2019 - 18:48
Vjen akuza e rëndë për deputetët kosovarë: Kështu u mashtruan nga Devollët

“Krejt debati shterp parlamentar kundër homologimit, doli të jetë vetëm edhe një farsë e turpshme e deputetëve dështak e pa integritet të cilët me fjalët e tyre të mëdha por boshe e të pa efekt po mundohen ta mashtrojnë edhe një herë qytetarin e Kosovës dhe shesin dështimet e veta, për sukses”, edhe pse ata dështuan, u nënshtruan para monopolit në homologia të Devollit”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri ka kritikuar ashpër deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me aq urgjencë e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të ndaluar monopolin e homologimit, por që pas debatit të nxehtë para kamerave, harruan çfarë kanë premtuar dhe nuk e realizuan zotimin, u nënshtruan për të satën herë para presionit të Devollëve.

“Sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës, për habinë e të gjithëve, jo vetëm se gjetën edhe një herë më tepër mënyrën më të turpshme për të arsyetuar në mënyrë të përsëritur nënshtrimin e tyre para monopoleve kriminale të vëllezërve Devolli, por pas dështimit të kuorumit javën e kaluar, ata edhe në seancën e fundit nuk morën dot asnjë vendim të vlefshëm, nuk zhvlerësuan asgjë dhe për çudi miratuan vetëm një rezolutë pro heqjes së monopolit për shërbimin e homologimit të veturave të kompanisë zhvatëse “EuroLab”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, edhe kjo rezolutë e miratuar me kërkesën e butë për heqje të homologimit do ta përjetojë fatin e dhjetëra rezolutave të mëhershme, mandat pas mandati që nuk janë zbatuar por janë harruar tërësisht.

“Krejt i debat shterp parlamentar kundër homologimit, doli të jetë vetëm edhe një farsë e turpshme e deputetëve dështak e pa integritet të cilët me fjalët e tyre të mëdha por boshe e të pa efekt po mundohen ta mashtrojnë edhe një herë qytetarin e Kosovës dhe shesin dështimet e veta, për sukses”, edhe pse ata dështuan, u nënshtruan para monopolit në homologim të Devollit”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Shpresë e vetme mbetet nëse do të mundë të arrihet diçka në këtë drejtim që Ministria të dorëzohet para presionit qytetar për ta hequr heq monopolin e Devollëve, pasi që së fundi edhe qytetarët kanë filluar nënshkrimin e një peticioni online, ku kërkojnë heqjen e këtij monopoli, gjë që nëse vërtetë ndodhë, atëherë obligohet detyrimisht Prokuroria e kapur të sjellë në bankën e të akuzuarve, të gjithë personat e inkriminuar në këtë krim të organizuar shumë vjeçar”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

(Kosova Sot Online )