Politikani spanjoll që do t’ia zë vendin Mogherinit është kundër pavarësisë së Kosovës

  • 03 July 2019 - 08:01
Politikani spanjoll që do t’ia zë vendin Mogherinit është kundër pavarësisë së Kosovës

Këshilli Europian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell Fontelles që të jetë zëvendësojë Shefen e Diplomacisë Europiane, Federica Mogherini.

Borrell ka nevojë vetëm për shumicën e thjeshtë që të jetë zyrtarisht në rolin e ri, si shef i Diplomacisë evropiane.

Shefi i Diplomacisë ka një rol kyç në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve, një dialog që është kusht i BE-së nëse të dyja shtetet duan të vazhdojnë rrugën drejtë unionit.

Problemi lind për faktin se kandidati kryesor për të marrë këtë post, Josep Borrell, është kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. 

Borrell, nuk u dha viza për delegacionin sportiv nga Kosova si dhe nuk lejoi përdorimin e simboleve të shtetit të Kosovës, duke thënë se Kosova mund të marrë pjesë në gara sportive në Spanjë vetëm me flamur të Serbisë.

Vërejtje të njëjtë ka tërhequr edhe portali i njohur i lajmeve ‘Politiko’.

“Nëse Josep Borrel zgjidhet shef i Diplomacisë, kjo mund të çojë në ndërlikime për shkak të faktit se Spanja nuk e njeh Kosovën”, thotë Politico.

Nëse Borrell do të jetë ndërmjetësuesi i ri në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i cili synon të normalizojë marrëdhëniet, komplikimet lidhur me emrin e Borrell, janë pikërisht sepse edhe Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)