Përleshje fizike në Lipjan, një person përfundon në spital

  • 03 July 2019 - 11:57
Përleshje fizike në Lipjan, një person përfundon në spital

Policia në Lipjan ka arrestuar pesë persona pasi të njëjtit janë përleshur dhe si pasojë e kësaj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Lipjan ku pesë të dyshuarit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht. 

Një person ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kujdestar katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)