Prizren: Në dy aksidente të ndryshme shkelen dy këmbësorë

  • 03 July 2019 - 12:15
Prizren: Në dy aksidente të ndryshme shkelen dy këmbësorë

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur të martën në Prizren, ku si pasojë e tyre dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Në rastin e parë i dyshuari me veturën e tij ka goditur një këmbësore të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. 

Edhe në rastin e dytë një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)