Kosova bëhet gati të festojë përvjetorin e pavarësisë së ShBA-së

  • 03 July 2019 - 12:17
Kosova bëhet gati të festojë përvjetorin e pavarësisë së ShBA-së

Përvjetori i 243-të i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të enjten shënohet edhe në Kosovë.

Sheshi kryesor në kryeqytetin e Kosovës është dekoruar me flamujt amerikanë dhe të Kosovës në shenjë të urimit dhe shprehjes së mirënjohjes së popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dita e Pavarësisë së SHBA-ve në Kosovë shënohet çdo vit me aktivitete simbolike në shenjë falënderimi për mbështetjen e shtetit tonë nga Amerika.

Mesazhe urimi për ditën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, tradicionalisht dërgojnë edhe krerët e institucioneve më të larta të Kosovës.

(Kosova Sot Online)