PAN –heshtja për Devollët – Veseli, Haradinaj, Limaj e Thaçi nuk ua ndin për xhepat e qytetarëve

  • 03 July 2019 - 12:33
PAN –heshtja për Devollët – Veseli, Haradinaj, Limaj e Thaçi nuk ua ndin për xhepat e qytetarëve

Po të mos ishte presioni ndërkombëtar që iu bë liderëve të vendit, vëllezërit Devolli do të gëzonin edhe për 10 vite të tjera monopolin në homologim. Megjithëse për këtë çështje ende nuk është thënë fjala përfundimtare, ka dy ditë që  në Kuvend është votuar rezoluta kundër monopolit, e ata që shpërblyen Devollët duke iu sjellë miliona euro përfitime për vit kanë zgjedhur të heshtin. Për xhepat e qytetarëve po flasin vetëm diplomatët e akredituar në Prishtinë.

Vetëm një natë më parë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett bëri thirrje përsëri drejtuar Qeverisë së Kosovë, sa i përket çështjes së monopolit për homologimin e veturave.

Duke thënë se ndanë shqetësimin e njëjtë si BE për këtë kontratë, ambasadori ka kërkuar konkurrencë të lirë e të drejtë.

Por, me gjithë presionin ndërkombëtar që është bërë për këtë çështje, tash e sa kohë, liderët e vendit që ia mundësuan kompanisë së Devollëve që 10 vite fitimin e milionave përmes këtij procesi, kanë heshtur.

Ishte Fatmir Limaj, në atë kohë ministër i Telekomunikacionit që në vitin 2008 kishte vënë vulën duke ia mundësuar kështu monopolin në homologim të veturave që importohen kompanisë së udhëhequr nga Devollët.

Në tërë këto vite e në milionat që  kompania në fjalë mori nga ky shërbim, Limaj edhe pse nuk ka dhënë arsyetim për këtë çështje, nuk e ka komentuar se pse atëherë kishte miratuar këtë kontratë.

Fajin Limajt fajin ia gjuante ditë më parë kur raportoi para deputetëve edhe ministri aktual i Infrastrukturës, Pal Lekaj. 

 “Nuk e kam nënshkruar unë,  e ka nënshkruar në 2008 nga Fatmir Limaj  Sa i përket opsionit që e kanë sponsorizua ka qene Zharku, Muhamet Mustafa kryetar i këtij komisioni”, deklaroi ministri, pa sqaruar pse ky i fundit ia kishte mundësuar vazhdimin e monopolit përmes një udhëzimi administrativ kompanisë EuroLab hiç më larg se në prill të vitit të kaluar.

Njëjtë si Limaj ka heshtur edhe partneri i tij i koalcionit, Ramush Haradinaj. Kryeministri nuk është deklaruar ende për rezolutën që kaloi në Kuvend, ani pse i njëjti pati deklaruar se nëse Udhëzimi Administrativ që rregullon fushën e homologimit të automjeteve, i nxjerrë nga Ministria e Infrastrukturës, është në kundërshtim me ligjin, ai do të anulohet.

Në heshtje krejt këtë kohë ka qëndruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi. I pari i shtetit zgjodhi të mos hedhë kritika rreth kësaj kontrate, pavarësisht se të njëjtat vinin nga ndërkombëtarët. I njëjti nuk e ka komentuar asnjëherë çështjen e homologimit, që kryhet nga njerëz të afërt me të.

Njëjtë ka zgjedhur të veprojë edhe kreu i PDK’së e kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kreu i Kuvendit nuk e tha asnjë fjalë në ditën kur në Kuvend diskutohej rezoluta për këtë çështje, e as në ndonjë paraqitje të tij, ani pse u zotua që se do të luftojë për t’i dhënë fund korrupsionit. 

Kompania EuroLab, pronë familjes Devolli ka pasur monopolin në homologim të veturave që importohen që nga viti 2008.

Ishte shefja e Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostollova që ka lutur deputetët që t’i bëjëë presion qeverisë për këtë cështje, derisa  e njejta ka thënë se kjo marrëveshje është në kundërshtim me Marrveshjen e Stabilizim Asociimit. Apostollova pati deklaruar se ak frikë se e njejta do të vazhdohet në mënyrë automatike.

Për shkak të këtij monopoli, kosovarët paguajnë më së shtrenjti në rajon për shërbimin e homologimit. Për këtë temë ka reaguar ashpër edhe ambasadori gjerman në Kosovë.

(Kosova Sot Online)