Vuçiq: Shqiptarët s’kanë lidhje, ne e dimë vrasësin e Oliver Ivanoviqit

  • 03 July 2019 - 13:00
Vuçiq: Shqiptarët s’kanë lidhje, ne e dimë vrasësin e Oliver Ivanoviqit

Përveç dialogut Prishtinë-Beograd, situatës në veri e takimit me Eliot Engel, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot edhe për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Ai ka thënë se autoritetet e Serbisë e dinë se kush e ka vrarë Ivanoviqin, duke amnistuar Radojiçiqin, pasi sipas tij ai nuk ka lidhje me rastin e  vrasjes.

“Ne kemi punuar seriozisht dhe mendoj se e kemi emrin e vrasësit, autorin e vrasjes. Shqiptarët nuk kanë asgjë, nuk kanë asnjë të dhënë. Ata kryejnë hetime politike me dëshirën e vetme për të fajësuar serbët për diçka”, ka thënë para gazetarëve presidenti serb, shkruan rts. 

Ai gjithashtu ka marrë në mbrojtje Milan Radojicicin duke thënë se ai nuk është një ‘lule’, duke potencuar se ai nuk është i lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Kjo është konfirmuar përmes metodave të ndryshme të testimit, kontrollimit dhe monitorimit të Radojicic”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera Vuçiq thotë se kanë një incizim të plotë dhe se e dijnë gjithçka që ka ndodhur dhe për çfarë motive ka ndodhur vrasja e Ivanoviqit.

Megjithatë thotë se u mungojnë disa prova të rëndësishme siç është analiza e ADN’së, disa incizime, dëshmi materiale, duke shtuar se nuk do të ndërprejnë hetimet derisa të arrijnë tek vrasësi.

(Kosova Sot Online)