Zjarr afër Termocentralit “Kosova B”

  • 03 July 2019 - 13:25
Zjarr afër Termocentralit “Kosova B”

Një burrë ka njoftuar policinë se ishte sulmuar me gurë nga disa persona të panjohur.

Gjithashtu viktima kishte thënë se të dyshuarit kishin djegur një shtëpizë ku më pas është dashur të intervenonin edhe zjarrfikësit për të shuar zjarrin.

Policia ka njoftuar se rasti është raportuar dje pak pas mesnatës në Termocentralin Kosova B. 

Viktima sipas policia ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa nuk është raportuar nëse ndonjë i dyshuar është identifikuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin.

(Kosova Sot Online)