Vuçiq provon të ironizojë me Haradinajn: Ai është politikan i rangut botëror, si Trump e Merkel

  • 03 July 2019 - 13:42
Vuçiq provon të ironizojë me Haradinajn: Ai është politikan i rangut botëror, si Trump e Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka ironizuar sot me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, duke thënë se Haradinaj është një politikan i nivelit botëror, në rangun e Angela Merkelit, Donald Trumpit e Emanuel Macronit.

“Çfarë jam unë në krahasim me Merkelin dhe Markonin? Ai (Haradinaj) është një politikan i madh botëror, unë nuk jam. Ai është I asaj madhësie të Trumpit, Merkelit e Makronit”, ka thënë kreu i shtetit serb, teksa ka komentuar rezistencën e Haradinajt për taksën ndaj produkteve serbe.

Vuçiq ka thënë se nuk e kupton pse Haradinaj merret me të.

“Haradinaj është i madh, i fuqishëm. Ata janë të mëdhenj, të fortë e të fuqishëm, ne jemi të vegjël”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiq.

Ndër të tjera ka thënë se nuk e kupton se Haradinaj duhet t’i shkruaj atij, pasi që nuk kanë raporte dhe se janë takuar deri tani vetëm një herë në Berlin.

“Pse duhet të më shkruajë mua. Unë mund të pres letra nga dikush tjetër”, ka shtuar nder të tjera presidenti serb.

(Kosova Sot Online )