Momenti kur ushtarët britanik vrasin dy pjesëtarë e UÇK-së në Prishtinë

  • 03 July 2019 - 13:48
Momenti kur ushtarët britanik vrasin dy pjesëtarë e UÇK-së në Prishtinë

Më 2 korrik të vitit 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dy ish-pjesëtarë të UÇK-së, që festonin 9-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës u qëlluan për vdekje nga forcat britanike në Prishtinë.

Të vrarët ishin Avni I. Dudi dhe Fahri N. Bici, që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa ushtarët britanikë po mbikqyrinin festimet e qytetarëve në Prishtinë. Një person gjuan në qiell nga gëzim. Ushtarët britanik e ngatërruan kremtimin e tij me një sulm armik dhe filluan të qëllojn mbi ta në makinë, e gjithë skena tragjike është regjistruar nga gazetarët e huaj.

Një nga të vrarët që gjendej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagëve të marra, gjersa një tjetër ka ndërruar jetë në spital.

Nga incidenti patën mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë.

(Kosova Sot Online)