Në Izrael zbulohet mozaiku biblik i vjetër 1600 vjet

  • 03 July 2019 - 15:18
Në Izrael zbulohet mozaiku biblik i vjetër 1600 vjet

Arkeologët izraelitë e kanë zbuluar një mozaik të mahnitshëm biblik që besohet se është i vjetër rreth 1600 vjet. Mozaiku është gjetur në pjesën veriore të Izraelit.

Në këtë mozaik është paraqitur një skenë nga libri i Eksodit, i cili ishte gjetur afër një sinagoge të shekullit të pestë në Huqoq.

Drejtoresha e Institutit Arkeologjik dhe profesoresha e Universitetit të Karolinës Veriore, Jodi Magness, tha se ky mozaik është paraqitja e parë e Elimit nga libri i Eksodit që është gjetur ndonjëherë në artin e lashtë të Jehudizmit.

“Elimi është vendi ku Izraelitët ishin vendosur pas largimit nga Egjipti dhe pas bredhjeve nëpër shkretëtirë për të kërkuar ujë”, shpjegon ajo, duke shtuar se mozaiku është i ndarë në tri pjesë horizontale.

“Në anën e majtë shihet një njeri duke bartur ujë dhe duke hyrë në portën e një qytetit. Në një mbishkrim mbi portë është shkruar “Dhe ata erdhën në Elim”, shtoi profesoresha Magness.

Arkeologët i zbuluar gjithashtu edhe katër mozaikë të tjerë, në të cilët ishin paraqitur katër bisha, për të cilat flitet në Kapitullin e Shtatë të Librit të Danielit. Këto katër bisha përfaqësojnë katër mbretëri të ndryshme, shkruan “Fox News”.

(Kosova Sot Online)