SUPER LIGA TURKE e Futbollit edhe për 2 vite, me transmetim ekskluziv në KUJTESA !

  • 03 July 2019 - 16:42
SUPER LIGA TURKE e Futbollit edhe për 2 vite, me transmetim ekskluziv në KUJTESA !

Duke filluar nga 16 Gushti, do vazhdoj sezona e re 2019-2020 e ligës më të madhe të Futbollit Turk, Super Liga Turke – SPORTOTO. Kujtesa edhe këtë sezonë, do vazhdoj t’a transmetoj ekzkluzivisht në platformën e saj këtë ligë. Mirëpo jo vetëm… Kujtesa do të ketë të drejtat ekzkluzive të kësaj lige edhe për 2 vite tjera, 2020-2022.

Prej 16 Shkurtit, të gjitha ndeshjet e SPORTOTO-s, Super Ligës Turke, do transmetohen në K-Sportet, 5 kanalet e Sportit të Kujtesa. Sezona 2019-2020 do të ketë total 18 ekipe, e gjithsej do të luhen 34 ndeshje gjatë kësaj sezone. Kjo sezonë do të emërohet pas Cemil Usta, njëri prej legjendave të Futbollit Turk, ish-lojtar i Kombëtares Turke.

Kampion i sezonës që lam pas në SPORTOTO është Galatasary, të cilët njëkohësisht janë ekipi më i suksesshëm i Futbollit Turk. Gjatë viteve të karierës ekipi ka shënuar 22 fitore në Super Ligën Turke – SPORTOTO.

E kësaj Lige nuk i mungon Kosovari Vedat Muriqi, i cili është njëri prej lojtarëve më të suksesshëm të Ligës Turke. Muriqi i cili është lojtar i Kombëtares së Kosovës, në Super Ligën Turke luan për Çaykur Rizespor. Sezonën që lam pas në SPOTOTO, Muriqi ka shënuar në total 17 Gola.

Super Liga Turke është vetëm njëra nga Ligat më ekzkluzive të Futbollit të cilat i transmeton platforma e Kujtesa. Kjo Ligë për të gjithë abonuesit e Kujtesa i bashkangjitet UEFA Champions League, UEFA Europa League, Bunsedliga Gjermane, Kupa e Spanjës ‘Copa Del Rey’, NBA dhe Euroliga e Basketbollit. Duke filluar nga Gushti e Shtatori, të gjitha këto Liga mund t’i shikoni vetëm në KUJTESA !

(Kosova Sot Online)