Qytetari e nxjerrë në shitje traktorin “veç pse është i prodhuar në Serbi”

  • 03 July 2019 - 16:53
Qytetari e nxjerrë në shitje traktorin “veç pse është i prodhuar në Serbi”

Nasuf Abazi ka bërë një postim interesant në një prej grupeve që qytetarët publikojnë njoftime për shitblerje. Ai ka njoftuar se e ka në shitje një traktor të tipit “Rakovicë 65”, derisa ka dhënë një arsye interesant se pse po do që ta largojë nga shtëpia këtë mjet bujqësor.

I kontaktuar nga media, Abazi ka thënë se arsyeja se pse po dëshiron që ta shesë këtë traktor është sepse është prodhim i Serbisë. Thotë se është lodhur nga produktet serbe.

“Boll jemi lodh ma me produkte serbe. E çita me shit se është prodhim serb”, ka thënë ai.

Çmimi i këtij traktori është sipas marrëveshjes. Por, Abazi nuk ka sqaruar se si i ka rënë në dorë ky produkt serb pasi ka aversion ndaj tij.

Image

(Kosova Sot Online)