Ja kur pritën të mbahen zgjedhjet në Kosovë, zbulohen pazaret për rrëzimin e Qeverisë

  • 03 July 2019 - 17:15
Ja kur pritën të mbahen zgjedhjet në Kosovë, zbulohen pazaret për rrëzimin e Qeverisë

“Për këtë arsye matematikat me të panjohura të reja, po zhvillohen nga të gjitha partitë politike, e veçanërisht nga partitë me te vogla si NISMA,AKR,PSD e Shpend Jahtit, dhe jo vetëm,duke bërë pazare me partitë e mëdha, për tu katapultuar me çdo kusht ne listat e tyre zgjedhore, por edhe duke kushtëzuar me pazare pas zgjedhore se kush çka do te marrë ne qeverinë e pas zgjedhjeve te tetorit”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image
Gani Qarri

Analisti politik, Gani Qarri mendon se jo vetëm vera të jetë e nxehtë në Kosovë, por akoma më e nxehtë do të jetë vjeshta për shkak të situatës politike në Kosovë.

Sipas tij, sa më tepër që po ofron koha për zgjedhje të parakohshme, po shpeshtohen edhe pazaret në prapaskenën politike kosovare për rrëzimin e qeverisë në shtatorin që po vjen, me qëllim që zgjedhjet te mbahen ne tetor të këtij viti në mënyrë që edhe deputeteve aktual t`u njihet mandati,pasi qe pikërisht atëherë ata edhe i mbushin 2 vite të plota si deputetë të kësaj legjislature.

Qarri thotë se matematikat për vota dhe koalicionin e ardhshëm që tani kanë filluar të hartohen.

“Për këtë arsye matematikat me të panjohura të reja, po zhvillohen nga te gjitha partitë politike, e veçanërisht nga partitë më të vogla si NISMA,AKR,PSD e Shpend Jahtit, dhe jo vetëm,duke bërë pazare me partitë e mëdha, për tu katapultuar me çdo kusht në listat e tyre zgjedhore, por edhe duke kushtëzuar me pazare pas zgjedhore se kush çka do të marrë në qeverinë e pas zgjedhjeve të tetorit, që ato sërish të mos mbeten pa hise në pushtet”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sido që të jetë rezultati i këtij pazari të ri politik, Qarri konsideron se ndryshim pozitiv për qytetarët nuk do të sjell as qeverisja e re pas zgjedhjeve të kësaj vjeshte ngase skena politike është ajo e njëjta, me të njëjtit lider dhe parti politike, ndryshon vetëm ri rreshtimi i tyre.

“Megjithatë përkundër përpjekjeve mashtruese të partive aktuale, qytetaret e vendit tanimë janë bindur plotësisht se te gjitha partitë politike, pa dallim, janë vetëm pazarxhinj diletant për interesa puro personale dhe në favor te klienteles se tyre të inkriminuar, e sidomos për rritjen e përfitimeve te nëntokës kriminale, e cila edhe i financon te gjitha ato pa asnjë dallim”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)