Monopoli në homologim, vjen goditja e rëndë për Haradinajn: Ja pse po i mbron Devollët...

  • 04 July 2019 - 08:15
Monopoli në homologim, vjen goditja e rëndë për Haradinajn: Ja pse po i mbron Devollët...

“Heshtja e qeverisë Haradinaj kundrejt thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe peticionit të qytetarëve për ndërprerjen e menjëhershme të monopolit në homologim të Devollëve, ngre dyshimet për involvimin edhe të kryeministrit në këtë zhvatje kriminale”, tha Zeqa për Kosova Sot Online”.

Mungesa e vullnetit politik të qeverisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të ndërprerë monopolin në homologimin e veturave në Kosovë, të cilin për më shumë se një dekadë po e mban kompania “EuroLab” e Devollëve, ka shtyrë për të reaguar së fundi edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Ai i ka bere thirrje qeverisë që sa më shpejt t'i jepet fund monopolit në homologim të veturave, të cilin e kanë Devollët.

“Unë i ndaj shqetësimet me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës për kontratën e monopolit për inspektimin e veturave. Një gjë e tillë e shtrembëron tregun dhe i rrit çmimet për konsumatorët. Qeveria do të duhej të veprojë shpejt lidhur me rezolutën jo-obliguese të Kuvendit dhe ta hapë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e tij në tëitter.

E lidhur me këtë, analisti politik, Florim Zeqa, mos veprimin e deritashëm të qeverisë e ka cilësuar thjeshtë përfshirje të vetë politikes me interesat e saj në këtë monopol kundër kushtetues e të kundërligjshëm së bashku me Devollët.

Image
Florim Zeqa

“Përfshirja e politikanëve në pazaret e pista me Devollët, ka bërë që ata të mbrohen me zell të madh nga të gjitha qeveritë dhe të gjitha partitë pa dallim. Kundërshtitë individuale janë të pa mjaftueshme për ndaljen e monopolit në homologim të Devollëve. Rezoluta-jo obligative e kuvendit dhe mos reagimi i shpejtë i qeverisë janë blerje kohe për vazhdimin e monopoleve dhe zhvatjen e qindra miliona eurove të popullit nga ana e Shkëlqim Devollit. Heshtja e qeverisë Haradinaj kundrejt thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe peticionit të qytetarëve për ndërprerjen e menjëhershme të monopolit në homologim të Devollëve, ngre dyshimet për involvimin edhe të kryeministrit në këtë zhvatje kriminale”, tha Zeqa për Kosova Sot Online”. 

Sipas analistit Zeqa, jo vetëm kryeministri në këtë periudhën dy vjeçare, por edhe pararendësit e tij, liderët partiakë, ministra e deputetë janë duke ngrënë në "grazhdin" e madh të Devollëve e mbi kurrizin e qytetarëve.

“Andaj, janë më vend shqetësimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, i cili me të drejtë ka bërë thirrje qeverisë qe sa më shpejt t'i jepet fund monopolit në homologim e veturave, të cilin e mbajnë padrejtësisht prej dhjetë vitesh Devollët me ndihmën e pushtetarëve”, theksoi Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, pas ndërprerjes së monopolit të Devollëve në homologim dhe jo vetëm, duhet të zhvishen nga monopolet të gjithë politikanët e pasluftës, të cilët kanë uzurpuar dhe ushtrojnë monopol mbi çdo segment të jetës në Kosovë.

(Kosova Sot Online)