Ja si duket brenda Ambasada Amerikane që përurohet sot

  • 04 July 2019 - 09:46
Ja si duket brenda Ambasada Amerikane që përurohet sot

Shteti më i fortë në botë sot feston 243-vjetorin e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, bashkë me miqtë e përjetshëm sot feston këtë ditë. Flamujt e SHBA’së, kanë mbuluar tashmë të gjitha rrugët e kryeqytetit, por edhe rrugët e qyteteve të tjera të Kosovës.

Për ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot Garda Ceremoniale e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës do të bëjë ngritjen e flamurit amerikan në sheshin që mban emrin e ish-presidentit të SHBA’së, Bill Clinton. Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe pritët të fillojë në ora 11:00. 

Ndërsa, në orën 18:00, sot do të përurohet ndërtesa e re e Ambasadës së SHBA’së në Kosovë. Gjatë këtij përurimi do të organizohet edhe pritje për nder të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA’së.

Gjithashtu, në Kosovë sot vjen edhe kongresisti amerikan, mik i madh i Kosovës, Eliot Engel.

Ndërsa në mbrëmje rreth orës 21:00, për nder të kësaj dite, pritet të organizohet koncert me orkestrën e Montclair State University nga New Jersey, të prirë nga Merita Halili dhe Raif Hyseni.

Koncerti do të organizohet në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj.

Shikojeni se si duket brenda Ambasada e re e SHBA’së në Kosovë:

 
Latest Update on the #NewUSEmbPristina

Latest Update on #NewUSEmbPristina

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Tuesday, September 25, 2018

(Kosova Sot Online)