Vuçiq i shkruan Trumpit për pavarësi, ia përmend dialogun Prishtinë-Beograd

  • 04 July 2019 - 11:00
Vuçiq i shkruan Trumpit për pavarësi, ia përmend dialogun Prishtinë-Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i ka shkruar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Amerikës.

Në letrën e tij të urimit, Vuçiq e ka përmendur edhe problemin me Kosovën, ku i ka kërkuar presidentit amerikan gjetjen e një zgjidhje finale në mes të dy shteteve të cilën Vuçiq e quan edhe si kompromis, shkruan Danas.

“Unë përfitoj nga ky rast për të ju falënderoj për mbështetjen që na ofrojnë Shtetet e Bashkuara drejt Evropës, dhe në veçanti për mbështetjen e  përpjekjeve që Serbia është duke bërë për të promovuar një politikë të paqes dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor, si dhe gjetjen e një zgjidhje kompromisi në kuadër të dialogut me Prishtinën”, thuhet në letrën e presidentit serb. 

Ndër të tjera Vuçiq i ka bërë thirrje presidentit amerikan që ta vizitojë Beogradin.

“Me shpresën që së shpejti do të na vizitoni, pranoni përshëndetjet më të ngrohta dhe respektin tim të thellë”, thuhet në përfundimin e letrës së Vuçiq, drejtuar presdientit Trump.

Perveç tjerash presidenti serb ka folur edhe për përforcimin e raporteve Serbi-SHBA.

(Kosova Sot Online)