Bëhuni gati: Javën tjetër ndryshojnë në mënyrë drastike temperaturat

  • 04 July 2019 - 11:11
Bëhuni gati: Javën tjetër ndryshojnë në mënyrë drastike temperaturat

Ditëve të nxehta mbi vendin tonë siç duke po iu vjen fundi. Temperaturat e larta pritet që të ulen dukshëm në Kosovë. Javën tjetër në vend do të kemi temperatura sikur të ishim në stinën e vjeshtës. Kështu të paktën po thonë matjet e fundit të bëra përmes aplikacioneve të motit në telefonat e mençur.

Ulja e temperaturave do të fillojë nga dita e premte ku më e larta do të jetë 29 gradë celsius, ndërkaq nga e hëna deri të mërkurën pritet të ketë reshje shiu, ku temperatura më e ulët e këtyre tri ditëve do të jetë të mërkurën, 22 gradë celsius. 

Kjo bëhet e ditur në aplikacionin për mot The Weather Chanel.

Mirëpo, ky mot i freskët nuk do të zgjasë gjatë tërë muajit korrik, pasi eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim ka thënë se gjatë muajit korrik temperatura më e lartë do të shënojë 39 gradë celsius.

Image

(Kosova Sot Online)