Tronditet qyteti, vritet me armë zjarri një person (Detajet e para)

  • 04 July 2019 - 12:55
Tronditet qyteti, vritet me armë zjarri një person (Detajet e para)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ditën e sotme, ku një person është qëlluar për vdekje me  armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, ku sipas “News24”, viktimë ka mbetur një burrë rreth 50-vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Për momentin nuk behen te ditura të tjera detaje, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë ngritur postblloqe.

(Kosova Sot Online)