Vjen denoncimi i rëndë kundër Thaçit: Ky është plani i tij i fshehtë, ja kush po e ndihmon

  • 04 July 2019 - 14:28
Vjen denoncimi i rëndë kundër Thaçit: Ky është plani i tij i fshehtë, ja kush po e ndihmon

“Ne duhet ta kemi të qartë se pas çfarëdo ideje të tij për bashkimin e Luginës së Preshevës fshihet plani serb për ndarjen e Kosovës. Thaçi, si njeri i shantazhuar nga Serbia dhe njeri i saj, asnjëherë nuk do të heq dorë nga përpjekjet për ndarjen e Kosovës”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, njëherit ish deputet dhe ish zëvendës kryeministër i Kosovës në koalicionin e dikurshëm LDK AAK, e ka kundërshtuar fuqishëm dërgimin në Kuvend të rezolutës për Luginën e Preshevës që e ka bërë presidenti, Hashim Thaçi.

Image
Adem Salihaj

Salihaj e ka vlerësuar këtë rezolutë si vazhdimësi e planit të Hashim Thaçit me homologun serb, Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës. Poashtu, ai thotë se një kontribut në këtë përpjekje të aktit të tradhtisë ndaj shtetit, tani po ia japin edhe përfaqësues të tjerë të koalicionit PAN që propozuan njëkohësisht ministri të veçantë për Luginën e Preshevës, ku sipas tij, nuk kanë qëllim tjetër veç kamuflimit të projektit për ndarje.

“Rezoluta e Thaçit për bashkimin e Luginës së Preshevës nuk është asgjë tjetër, por vetëm edhe një përpjekje e re për ta mashtruar dhe manipuluar popullin e Kosovës. Pas kësaj rezolute fshihet përpjekja e fshehtë e Thaçit për ta realizuar planin serb për ndarjen e Kosovës”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Salihajt, është fakt i pa diskutueshëm që ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës është joshëse për shqiptarët e Kosovës, ndërsa Thaçi po luan me këtë kartë me shpresën se do ta mashtrojë popullin e Kosovës, ngase realiteti dhe qëllimi qëndrojnë diku tjetër.

“Ne duhet ta kemi të qartë se pas çfarëdo ideje të tij për bashkimin e Luginës së Preshevës fshihet plani serb për ndarjen e Kosovës. Thaçi, si njeri i shantazhuar nga Serbia dhe njeri i saj, asnjëherë nuk do të heq dorë nga përpjekjet për ndarjen e Kosovës”tha zyrtari i lartë i LDK-së Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”. 

Mirëpo, Salihaj dyshon se tani me propozimin e krijimit të ministrisë së veçantë për Luginën, Thaçi ka fituar avokat të tjerë brenda koalicionit për ta realizuar këtë, por që sipas tij, nuk do të arrij ta sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për realizimin e këtij plani kriminal të tradhtisë ndaj shtetit.

“Tash si duket po del edhe Fatmir Limaj me projekte të ngjashme, të paketuar disi ndryshe, por me qëllime të njëjta. Shpresoj se as parlamenti e as populli i Kosovës nuk do të bije në kurthet e Thaçit, Veselit e Limajt për ndarjen e Kosovës. Kjo ide tashmë është dekonspiruar dhe komprometuar plotësisht”, tha Salihaj për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)