VV’ja në Prishtinë akuzon Ahmetin se i keqpërdori paratë e Tregut të Ulpianës

  • 04 July 2019 - 16:36
VV’ja në Prishtinë akuzon Ahmetin se i keqpërdori paratë e Tregut të Ulpianës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot ka bërë të ditur se është zgjedhur fituesi i projektit ideor arkitektonik për tregun e Ulpianës. Mirëpo, Eman Rrahmani, asamblist i Vetëvendosjes në asamblenë komunale po thotë se plani ideor për këtë treg ekziston që nga viti 2016, madje ai thotë se në vitin 2018 ishin ndarë edhe paratë për tregun, Rrahmani ka shkruar në Facebook se Ahmeti i ka shfrytëzuar paratë e tregut për të paguar kredinë e autobusëve dhe e ka fshehur këtë fakt.

“Po ju kujtoj se një plan ideor për Tregun e Gjelbërt ekziston që nga viti 2016, madje në vitin 2018 kanë qenë edhe mjete e ndara nga kuvendi Komunal. Ky Kryetar tinëzisht ka shfrytëzuar mjetet e këtij projekti për pagesë të kredisë që është marr për autobusë duke e fshehur këtë fakt, madje edhe auditori e paraqet si të gjetur këtë fakt. Në vitin 2019 nuk është ndarë asnjë cent për këtë projekt”, shkruan Rrahmani.

(Kosova Sot Online )