Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar në Gurrakoc të Istogut

  • 04 July 2019 - 17:08
Gjendet pa shenja jete një 49-vjeçar në Gurrakoc të Istogut

Mëngjesin e sotëm në Gurrakoc të Istogut një person është gjetur pa shenja jete

Rastin për media e ka konfirmuar Driton Rugova, Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 9:00. Policia është lajmëruar për njkë rast në Gurrakoc. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, ka thënë Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se viktima është i moshës 49-vjeçare, ndërkaq ende nuk dihen rrethanat që mund të kenë çuar deri tek vdekja e tij.

(Kosova Sot Online)