Nderi që gjakovarët sot ia bëjnë Eliot Engel-it

  • 05 July 2019 - 07:56
Nderi që gjakovarët sot ia bëjnë Eliot Engel-it

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, që njihet edhe si miku i madh i shqiptarëve sot do ta vizitojë qytetin e Gjakovës.

Madje, ai ka një arsye të fortë për këtë vizitë.

Kongresmeni Engel do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë që do të mbajë emrin e tij.

Më poshtë është agjenda e vizitës së tij në Gjakovë:

10:00 – Vizitë në “BoneVet”

11:00 – Kongresmeni Engel merr pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës Ponoshec – Qafë Morinë

16:15 – Kongresmeni Engel vendos kurorave me lule te Sheshi “Tom Lantos”

16:30 – Kongresmeni Engel takon kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini (Objekti i Komunës).

(Kosova Sot Online)