Tabela e motit deri të hënën, javë befasuese

  • 05 July 2019 - 07:59
Tabela e motit deri të hënën, javë befasuese

Vala e të nxehtit vazhdon edhe në ditët në vijim, pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu. Fundjava me kthjellime dhe më nxehtë.

Vala e të nxehtit mbetet mbi rajon, edhe pse nga dita e sotme një front i ftohtë që është shtrirë në pjesët veriore të rajonit, ka zhvendosur vapën më në jug.

Dy ditëve të ardhshme, orëve të pasdites mbetet mundësi që vende-vende të ketë reshje lokale shiu me bubullima, kryesisht rreth viseve malore.

Në fundjavë parashihet të mbajë mot më stabil, me kthjellime dhe temperatura në rritje.

Nga java e ardhshme masa më të freskëta ajrore dhe të paqëndrueshme, do të depërtojnë mbi rajon, duke mundësuar edhe reshje lokale shiu, me tendencë të uljes së temperaturës rreth vlerave mesatare.

4.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

5.07 – Nxehtë, deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

6.07-7.07 – Në fundjavë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Të dielen pasdite vransira kalimtare.

8.07 – Nxehtë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta dhe mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 15C deri në 17C, e maksimalet nga 30C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë kryesisht nga krahu verior 1-4m/s., e nga dita e diel, erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-12m/s.

Shtypja atmosferike deri në fundjavë gradualisht do të zbres edhe nën vlera normale.

Image

(Kosova Sot Online)