Haradinaj merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

  • 05 July 2019 - 08:09
Haradinaj merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

Një samit treditor i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që marrin pjesë në Procesin e Berlinit po mbahet në qytetin polak të Poznanit.

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere do të takohen sot për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të rajonit.

Mbi 10 kryeministra kanë konfirmuar praninë e tyre, mes tyre edhe shefi i ekzekutivit kosovar, Ramush Haradinaj i cili tashmë gjendet në qytetin polak.

Paraprakisht, Haradinaj deklaroi se shkoi për të diskutuar për çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal. 

“Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, tha Haradinaj.

Në mesin e të pranishmëve është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja britanike, Theresa May dhe të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(Kosova Sot Online)