Akuza e rëndë: Qeveritarët e ndajnë fitimin me Devollët, ja faktet

  • 05 July 2019 - 08:12
Akuza e rëndë: Qeveritarët e ndajnë fitimin me Devollët, ja faktet

“Përkundër thirrjeve te vazhdueshme nga të gjitha anët për dhënien fund monopolit në homologim, jo vetëm qeveria Haradinaj që ende nuk ka vendosur për ndërprerjen e këtij monopoli, por te gjitha qeveritë e deritanishme, e kanë mbrojtur dhe vazhdojnë ta mbrojnë e mbështesin me shumë zell Shkëlqim Devollin, ngase në qindra miliona qe ai vijon t`ia zhvate në vazhdimësi popullit përmes homologimit, duket se janë të përfshirë edhe vet politikanët kryesor të vendit,”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Pas dështimit të Kuvendit të Kosovës për të marr vendim të prerë për ndërprerjen e monopolit në homologimin e automjeteve në Kosovë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett duke kërkuar veprim të shpejtë për ndërprerjen e këtij monopoli. Mirëpo, përkundër thirrjeve nga zyra e BE-së në Prishtinë dhe nga ambasadori amerikan, qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj akoma nuk ka lëvizur nga pozita e saj.

Këtë heshtje të qeverisë, analisti politik, Gani Qarri e sheh si dëshmi të mjaftueshme për përfitimet që ndajnë edhe pushtetarët të cilët janë hisedar në fitimet që sjell kompania e homologimit, “EuroLab” me pronar Shkëlqim Devollin.

Image
Gani Qarri

“Heshtja e pa justifikueshme e qeverisë edhe përballë thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe peticionit të qytetarëve kosovar, të shtynë të dyshosh plotësisht me arsye, se fitimi i homologimit ndahet në proporcione të barabarta ndërmjet pushtetarëve kryesor të inkriminuar të shtetit dhe nuk shkon i tëri, apo fare në favor të kompanisë mafioze të Devollëve. Kështu që ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, u detyrua sërish ti bëjë thirrje qeverise qe sa me shpejt t'i jepet fund monopolit ne homologim te veturave, të cilin e kanë Devollët, duke deklaruar hapur se edhe ai ndanë shqetësimet e njëjta me Bashkimin Evropian, Kuvendin e Kosovës dhe Autoritetin e Konkurrencës lidhur me kontratën e dyshimtë të monopolit për inspektimin e veturave që vijnë në gjendje të rregullt nga Evropa në Kosovë”, theksoi Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Ndaj, sipas Qarrit, Qeveria do të duhej medoemos të veprojë shpejt dhe pa vonesa të mëtejme lidhur me rezolutën e fundit të Kuvendit të Kosovës dhe ta hapë sa më parë këtë proces për konkurrencë të lirë dhe të drejtë.

Sipas Qarrit, pushtetarët e kanë të vështirë të ndahen nga një burim kaq i sigurt që siguron përftime milionëshe, jo vetëm për Devollët por edhe për gjepat e tyre, prandaj edhe po heshtin.

“Përkundër thirrjeve të vazhdueshme nga të gjitha anët për dhënien fund monopolit në homologim, jo vetëm qeveria Haradinaj që ende nuk ka vendosur për ndërprerjen e këtij monopoli, por të gjitha qeveritë e deritanishme, e kanë mbrojtur dhe vazhdojnë ta mbrojnë e mbështesin me shumë zell Shkëlqim Devollin, ngase në qindra miliona që ai vijon t`ia zhvate në vazhdimësi popullit përmes homologimit, duket se janë të përfshirë edhe vetë politikanët kryesor të vendit, të cilat tash e sa vite vazhdojnë pareshtur pazaret e pista e mafioze me Devollët”, përfundoi Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)