“Shpërthen” ndaj deputetëve: Ky është mashtrimi më i madh i këtij Kuvendi

  • 05 July 2019 - 08:39
“Shpërthen” ndaj deputetëve: Ky është mashtrimi më i madh i këtij Kuvendi

“Rezolutat nuk kanë ndonjë peshë juridike, janë vetëm deklarata politike pa ndonjë ndikim, dhe sikur deputetët e Kuvendit të Kosovës kur është fjala për shfuqizimin e monopolit të homologimit të veturave nga kompania “EuroLab”, pronë e vëllezërve Devolli, zgjodhën që ta mashtrojnë opinionin duke miratuar vetëm një rezolutë, që në esencë nuk do të thotë asgjë”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Nexhat Haziri, e ka cilësuar si mashtrimin më të madh që kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës e kanë bërë para qytetarëve të Kosovës, ditën e hënë, duke miratuar në Kuvend një rezolutë, me të cilën kundërshtohet monopoli i Devollëve në fushën e homologimit të veturave, një shërbim me të cilin qytetarët e varfër po zhvatën për vite të tëra, pa pasur konkurrencë tjetër në tregun kinse të lirë të Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Përcaktimi i deputetëve për ta miratuar rezolutën, në vend të një vote obligative për qeverinë, vendim të prerë dhe të afatizuar me pasoja juridike, ata kanë miratuar deklaratë politikë sepse ajo nuk e obligon as qeverinë dhe as pronarët e “EuroLab”it, Devollët. Rezolutat nuk kanë ndonjë peshë juridike, janë vetëm deklarata politike pa ndonjë ndikim, dhe sikur deputetët e Kuvendit të Kosovës kur është fjala për shfuqizimin e monopolit të homologimit të veturave nga kompania “EuroLab”, pronë e vëllezërve Devolli, zgjodhën që ta mashtrojnë opinionin duke miratuar vetëm një rezolutë, që në esencë nuk do të thotë asgjë. Kjo tregoj qartë edhe një herë se kjo kaste politike është e njëjtë kur kihet parasysh lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe janë të kapur e të blerë si mall I lirë nga oligarkët, si vëllezërit “Devolli”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, edhe debati i cili u zhvillua për çështjen e monopolit të homologimit të veturave, ishte një farsë pa përmbajtje, gjë që nxori në pah se kjo legjislaturë është krejtësisht e pa përgjegjshme. 

“Pa marrë parasysh grupet parlamentare, pozitë e opozitë, janë të ndjeshëm kur flitet për oligarkët dhe kjo lë të kuptuar interesat e tyre me oligarkë të cilët janë pasuruar duke e dëmtuar biznesit dhe ekonominë e vendit në përgjithësi, siç janë vëllezërit “Devolli” dhe oligarkë të tjerë të lidhur dhe të mbrojtur nga politika”, deklaroi Haziri për “Kosova Sot Online”.

Derisa ligjvënësit nuk patën fuqi dhe kurajë që të jenë më konkret në këtë çështje, analisti Haziri nuk pret që ministri Pal Lekaj do të dorëzohet dhe të anulojë këtë monopol vetëm nën presionin e një peticioni qytetar, për shkak të interesave të përbashkëta dhe përfitimet që ata i kanë nga kompania “Devolli”.

“Ndërsa sai përket prokurorisë së shtetit, kur janë në pyetje oligarkët “Devolli” dhe të tjerët që janë të lidhur dhe mbështetur nga lider të fuqishëm politik të vendit,ky institucion sikur nuk ekziston”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).