Grupi i Grave Deputete shënon 14-vjetorin

  • 05 July 2019 - 08:53
Grupi i Grave Deputete shënon 14-vjetorin

Grupi i Grave Deputete sot shënon 14-vjetorin e themelimit me një takim që do të mbahet në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës në ora 11:00.

Paraprakisht, në orën 10:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, hapet ekspozita e këtij grupi në shënim të këtij përvjetori.Që nga themelimi i tij në vitin 2005, misioni i Grupit të Grave Deputete mbetet ndërtimi i shtetit demokratik, ku sundon rendi dhe ligji dhe ku ka shanse te barabarta për gratë dhe burrat.

Për 14 vite të ekzistencës ato kanë paraqitur projektligje e akte të tjera normative, programe dhe aktivitete për rritjen e mirëqenies se gruas, emancipimit, arsimimit si dhe fuqizimit te gruas në vendimmarrje.

Grupi i Grave Deputete ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit me tema të ndryshme, por ka përfaqësuar edhe zërin e grave të dhunua seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

(Kosova Sot Online )